Pas lajmit të bërë publik ditën e sotme se lojtarët e Sopotit kishin vendosur të bojkotonin stërvitjen, vjen edhe vendimi përfundimtar. Skuadra librazhdjote do të tërhiqet nga kampionati në Kategorinë e Parë, pasi sipas tyre i janë bërë shumë padrejtësi nga ana e arbitrave.

Ndërkohë, në këtë vendim ka ndikuar edhe ana financiare e skuadrës ku lojtarët nuk janë paguar. Gjithashtu edhe aleancat e kundërshtarëve sipas tyre kanë dëmtuar Sopotin në këtë sezon, gjë që ka ndikuar në marrjen e këtij vendimi drastik.

Ky lajm u bë publik nga vetë faqa zyrtare e Sopotit në “facebook” përmes këtij lajmërimi:

img_6722

Share: