Skëndërbeu do të luajë nesër “finalen” e madhe kundër Kukësit, e cila vendos edhe fatin e titullit kampion këtë sezon. Drejtuesit e klubit korçar janë te vetëdijshëm se për të arritur te fitorja do t’i duhet edhe mbështetja e madhe e tifozërisë në shkallër e stadiumit.

Për këtë fakt, në dispozicion të tifozëve bardhekuq janë vendosur mjete transporti pa limit dhe falas për transfertën e Kukësit, ndërkohë kanë zgjidhur edhe çështjen e biletave.

Duke parë faktin që klubi i Kukësit i ka trefishuar çmimet e biletave, grupimi i tifozëve i niohur si “Ujqërit e Dëborës” ka marrë përsipër që të paguajë të gjitha biletat për tifozët korçarë që do të udhëtojnë në këtë transfertë kaq delikate. Ja lajmërimi i Skënderbeut në “Facebook”:

Dëshirojmë t’iu njoftojmë se klubi ka vendosur transport falas për tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë nesër drejt Kukësit. Ujqërit mblidhen në orën 08:30 para stadiumit, për tu nisur drejt Kukësit. Gjithashtu ju informojmë se pas një mbledhje, tifogrupi ‘Ujqërit e Dëborës kanë marrë përsipër të paguajë biletat për të gjithë antarët që do ti bashkohen transfertës. Bëjmë thirrje për pjesmarrje masive. Bashkë ia dalim, bashkë më të fortë! 

Share: