Skënderbeu kryeson bindshëm kampionatin, teksa sot ka mundur edhe Flamurtarin, që dukej edhe ekipi që mund të rivalizonte korçarët për titullin kampion.

Korçarët e kërkuan fitoren që në fillim dhe iu afruan golit me Xhejms, por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 dhe në të dytën dominimi ishte i vendasve.

Soue kishte një mundësi të mirë shënimi, por nuk e mori mirë pasimin e Xhejms dhe më pas goditi pranë shtyllës pingule. Në minutën e 83-të do zhbllokohej ndeshja.

Pas një goditjeje dënimi, topi u krosua në zonë dhe Jashanica me kokë e çoi topin në shtyllë. Topi i kthyer u godit fillimisht nga Xhejms, por Nurkoviç bëri mrekullinë në momentin e parë, por më pas Muzaka shënoi golin që i dha tre pikët skuadrës së tij. 11 pikë diferencë nga vendi i dytë dhe Skënderbeu bën një hap të madh drejt titullit.

Share: