Skënderbeu fitoi me Laçin dhe kjo nuk ndodhi krejtësisht lehtë, edhe pse rastet për shënim ishin të shumta. Në fund ishte portieri Shehi që u bë vendimtar, pasi priti penalltinë e goditur nga Nika dhe korçarët morën tre pikët falë fitores 2-1.

Siç edhe dihet, të dielën Skënderbeu luan ndeshjen e radhës me Lushnjen në shtëpi, ndërkohë që në këtë takim do të mungojë Gavazaj, Neshpo dhe Nimaga, ndërkohë që mbetet për t’u parë gjendja e Suad Sahitit.

Një tjetër lojtar që shqetëson është Tefik Osmani. Mbrojtësi korcar u zëvendësua në ndeshjen me Laçin për shkak të një dhimbjeje që ka ndjerë në pulpë dhe shpresohet që të ketë qenë nga mbingarkesa dhe do të mjaftohej me 3-4 ditë pushim.

Ky “skenar” bën që Osmani të humbasë ndeshjen me Lushnjen, por Jashanica, Aliti dhe Lulaj janë në gatishmëri, ndërkohë që edhe në qendër të mesfushës alternativat nuk mungojnë.

Share: