Skënderbeu e mbylli me humbje aventurën në Europë, teksa u rendit në vendin e fundit në grup me pesë pikë, me një fitore të marrë në shtëpi dhe dy barazime. 2-1 përfundoi me Jang Bojs sonte, ndërkohë që Gavazaj realizoi golin e korccarëve.

Pjesa e parë u zhvillua kryesisht me ritëm të ulët, me vendasit që u shfaqën të rrezikshëm në disa raste, por pa arritur të shënojnë. Për korçarët, Gledi Mici, kishte mundësi të zhbllokonte sfidën, por ishte i pasaktë përpara portës mike, duke e mbyllur pjesën e parë me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë nis me tjetër fytyrë, dhe janë korçarët ata që shfaqen rrezikshëm dhe madje arrijnë të shënojnë të parët. Demte nis një kundërsulm i afrohet zonës së mbrojtur nga Volfli, i cili e pret topin por që përfundon tek Gavazaj i cili e çon në rrjetë, duke shënuar golin e parë për Skënderbeun.

Pas katër minutash, zviceranët arrijë të barazojnë me Hoaro, që me kokë mposht Shehin, duke barazuar shifrat në 1-1. Jang Bojs tentoi deri në fund të gjente golin e fitores, por portieri Shehi ishte vendimtar me pritjet e tij deri në fund, por në shtesë realizoi golin e fitores për zviceranët Asale pas një goditjeje këndi.

 

JANG BOJS – SKËNDERBEU 2-1
Shënues: Hoaro 54’, Asale 90+5’/ Gavazaj 51′

Share: