Skënderbeu ka peshkuar fituesin e çiftit Shamrok-Mlada Boleslav në shortin e turit të tretë në Europa League.Çekët fituan në Irlandë 3-2 dhe janë thuajse të kualifikuar, ndaj Skënderbeu mund të mendojë që tani për ata, por natyrisht duhet të kalojë Kairat Almatin.

Shkëndija, nëse kalon HJK Helsinkin, do të ndeshet me fituesin e çiftit Norçëping-Trakai, me suedezët që fituan 2-1 në vajtje në Suedi.

I pafat Eros Grezda, sepse nëse Osijeku kualifikohet, do të ndeshet me PSV-në e famshëm.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen në 27 korrik dhe të kthimit në 3 gusht.

skend-shorti

Share: