Skënderbeu po përgatitet për ndeshjen me Laçin, ndërkohë që kanë dalë në shitje edhe biletat për këtë takim. Klubi bardhekuq ka dalë me një njoftim sot, ndërkohë që ato kushtojnë nga 200 lëkë në 1000 lekë të reja.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

Të enjte, ora 17:00, Ujqërit presin në stadiumin ‘Skënderbeu’, ekipin e Laçit. Fitorja e vetmja alternativë për të vijuar ecurinë pozitive të rezultateve. Ftojmë tifozët të mbështesin maksimalisht ekipin. Bashkë më të fortë.


Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna D – 200 Lekë të reja
Tribuna C – 300 Lekë të reja
Tribuna A dhe B – 400 Lekë të reja
Tifozët miq – 300 Lekë
Gold A dhe B – 1000 Lekë të reja


Biletat mund t’i gjeni nga dita e sotme në pikat e shitjes përballë me kinemanë e qytetit dhe në pikën e shitjes pranë stadiumit.

Gjithashtu tek pika e shitjes në Korçë mund të blini dhe biletat e ndeshjes, Skënderbeu-Partizan Beograd.

Share: