Skënderbeu ka fituar edhe ndeshjen e dytë me Mamurrasin për llogari të Kupës së Shqipërisë, teksa i ka shënuar nëntë gola, një më shumë se në sfidën e parë që përfundoi me rezultatin 0-8.

Korçarët realizuan që në pjesën e parë gjashtë gola, teksa Nespor, Shkodra e Mara për 25 minuta shënuan pesë herë, ndërkohë edhe Gripshi shënoi emrin te golashënuesit.

Në pjesën e dytë ishin Liqeri e Lulaj që i çuan shifrat në 8-0, ndërsa Trungshi i miqve ngushtoi rezultatin. Golin e fundit të takimit e shënoi Taku dhe tashmë Skënderbeu është zyrtarisht në turin e dytë, ku do të përballet me Besëlidhjen.

Kupa e Shqipërisë – Turi i parë

Skënderbeu 9-1 Mamurrasi
Shënues: Nespor, 4’, 17’, Shkodra 7’, Mara 11’, 25’, Gripshi 38’, Liqeri 65,’ Lulaj 68’, Taku 86’ / Trungshi 71’

Skënderbeu: Teqja, Lulaj, Taku, Koçibelli, Dente, Pëllumbi, Shkodra (Liqeri 46’), Mara, Kelmendi, Gripshi (Bregasi 46’), Nespor (Berisha 46’).

Share: