Skënderbeu ka vendosur të “ndahet” me mbrojtësin e majtë, Leonit Abazi. Për momentin.

Siç konfirmon “Panorama Sport”, 24-vjeçari është huazuar tek ekipi i Prishtinës, aty ku do të gjejë ish-trajnerin Josa.

Abazi ka qënë ndër lojtarët më premtues të korçarëve, por dëmtimet e rënda dhe të përsëritura ja kanë vështirësuar gjithçka anësorit të majtë.

Aktivizim me pikatore me Skënderbeun dhe me lojtarin në nevojë për minuta, huazimi tek kryeqytetasit e Josës është zgjidhja më e mirë për të gjithë.

 

 

Share: