U hodh në Nion shorti për grupet e Europa League, teksa goglat rezervuan këtë rrugëtim të klubeve në fazën e grupeve.

Skënderbeut i ka rënë një short mjaft i vështirë, teksa në grup do të ketë Dinamon e Kievit, Partizanin e Beogradit dhe zviceranët e Jang Bojs. Në këtë fazë luajnë edhe shqiptarë të tjerë, teksa  Cikalleshit i ka rënë të përballet me Hofenhajm, Ludogorets dhe Bragën.

Etrit Berisha ka rënë në një grup “ferri”, me Evertonin dhe Lionin, si dhe Apollon Limasolin, ky rival i kalueshëm. Në një grup janë Strakosha e Rashica, që do të përballen edhe me Balotelin e Piter Olajinkën, që luan te Zulte Varegem.

GRUPET E EUROPA LEAGUE
Grupi A
-Vijareal, Makabi Tel Aviv, Astana, Slavia Praga
Grupi B – Dinamo Kiev, Jang Bojs, Partizani Beogradit, Skënderbeu
Grupi C – Braga, Ludogorets, Hofenhajm, Bashakshehir
Grupi D – Milan, Austria Vjenës, Rijeka, AEK
Grupi E – Lion, Everton, Atalanta, Apollon
Grupi F – Kopenhagen, Lokomotiv Moska, Sherif Tiraspol, Zlin
Grupi G – Viktoria Plzen, FCBS, Hapoel Ber Sheva, Lugano
Grupi H – Arsenal, Bate, Këln, Crvena Zvezda
Grupi I – Salcburg, Marsejë, Vitoria, Konjaspor
Grupi J – Athletik Bilbao, Herta Berlin, Zoria, Ostersund
Grupi K – Lacio, Nisë, Zulte Varegem, Vitese
Grupi L – Zenit, Real Sociedad, Rosenborg, Vardar

FAZA E GRUPEVE, KALENDARI

14/09/17: Ndeshjet e para
28/09/17: Ndeshjet e dyta
19/10/17: Ndeshjet e treta
02/11/17: Ndeshjet e katërta
23/11/17: Ndeshjet e pesta
07/12/17: Ndeshjet e gjashta

Share: