Sot në orën 18:00 do të hapë siparin java e 19-të e Kategorisë Superiore me sfidën, Skënderbeu – Flamurtari, e cila është edhe kryendeshja e kësaj jave. Përballja në Korçë zhvillohet mes skuadrave që ndajnë vendin e parë dhe të dytë edhe pse me një distancë +8. Mbrojtja dhe sulmi më i mirë këtë herë do të vihen përballë, në një ndeshje që mund të hapë apo mbyllë llogaritë në Superiore. Një shans i mirë për Skënderbeun për t’u arratisur, ndërsa vlonjatët duan të thyejnë tabunë e fushës së Korçës dhe të mbajnë hapur çështjen e titullit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19

SKËNDERBEU – FLAMURTARI (18:00)

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

FLAMURTARI: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Zuka, Muarem, Nedeljkoviç, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Share: