Mbyllën katër ndeshje të Kategorisë Superiore, teksa dy prej tyre u mbyllën në barazim pa gola. Feston Skënderbeu, jo vetëm prej fitores me Vllazninë, por edhe nga barazimi në Kukës mes kampionëve dhe Flamurtarit. Berisha realizoi për kuqeblutë, por Vangjeli barazoi në të parën. Lilaj me penallti kaloi në avantazh korçarët, kurse Muzaka e Xhejms i dhanë fund ndeshjes. Në Kukës Flamurtari mori pikë për herë të parë. Alvesh shënoi për vlonjatet, kurse Bakaj në fund barazoi me penallti. Në Laç e Lushnjë gjithçka u mbyll në barazim.

LUSHNJA – LUFTËTARI 0-0

LAÇI – TEUTA 0-0

KUKËSI – FLAMURTARI 1-1

Shënues: Bakaj 85’ (pen.) / Alvesh 42’

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 4-1 

Shënues: Vangjeli 32’, Lilaj 62’ (pen.), Muzaka 75’, Xhejms 88’ / Berisha 6’

Share: