Skënderbeu kërkon fitoren e radhës në kampionat ditën e enjte, kur bardhekuqtë do të presin Laçin në shtëpi. Trajneri Daja ka kërkuar vlerësim maksimal për këtë ndeshje dhe për kundërshtarin, pasi shpesh ka treguar në Korçë se është problematik.

Për këtë takim korçarët kanë disa mungesa, teksa tre prej tyre janë të sigurta. Kështu mungojnë Nimaga, Gavazaj e Neshpor, ndërkohë që në dyshim është e Suad Sahiti, që ka një problem në kaviljen.

Problem është edhe fakti që dy prej titullarëve, Jashanica dhe Aliti ndodhen me Kosovën në Islandë dhe mbetet për t’u parë kur do t’i bashkohen ekipit.

Gjithsesi alternativat te Skënderbeu janë të shumta dhe askush nuk shqetësohet, shto këtu edhe faktin që gati për ndeshjen me kurbinasit janë edhe Tefik Osmani e Marko Radas.

Share: