Europa League  Man Utd-Rostov, në lojë një vend në çerekfinale, tensioni në maksimum dhe… Murinjo me banane në dorë!

Çmenduri: ç’lidhje kanë njê ndeshje futbolli, një stadium plot, trajneri me banane në dorë dhe lojtari i tij që e merr dhe e ha?

Skena ndodhi dje dhe lojtari ishte argjentinasi Markos Roho.

Pas ndeshjes Murinjo shpjegoi: “Roho ndihej i lodhur dhe kishte nevojë të hante diçka për energji. Nuk është ndonjë skenë e bukur, e pranoj, por lojtarit i duhej diçka në atë moment”.

manchester-united-v-fk-rostov-uefa-europa-league-round-of-16-second-leg

Si mund të falte interneti? Para pak kohësh Roho postoi një foto ku ishte në shtrat me të dashurën dhe kishte përpara disa toste të shkrumbuar.

Humor i zi me Rohon: ” Kur nuk di të bësh një tost, normale që do futesh në fushë barktharë”, “E fejuara nuk i bën dot një tost të hajrit, Roho ha qyl në klub”, ” Herën tjetër, pica për Rohon po shënoi”…

c7ejt17w4aahzbn

Share: