Erkand Qerimaj, peshëngritësi i mirënjohur shkodran, ka shpërthyer pas deklaratave të shefit të klubit shumësportësh Vllaznia Mark Kroqi, i cili ka deklaruar se pret rezultate nga peshëngritja.

Ai ka denoncuar kushtet e mizerabël në të cilat stërvitet ekipi i peshëngritjes si dhe faktin që nuk është përfshirë në 10 sportistët shkodranë të vitit 2016.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Qerimaj ka shkruar si më poshtë: fillimisht:

“Një Skandal, zoti Mark Kroqi! Ju kam sjellë Kupën e sportistit më të mire nga Kupa e Republikës për vitin 2016! Ju nuk më futni në 10 Sportistët më të mirë të Shkodrës, për të qeshur edhe gomari me ju!! Si e shpjegoni ju këtë skandal? Kur ekipi i peshëngritjes nuk ka palestër e ju keni caktuar nevojtore tek pallati i sportit si vend për stërvitjen tonë, kërkoni edhe rezultate. Turp për ju! I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të vijë e të kontrollojë fondet e Klubit Vllaznia. Jam detyruar të bëj një ambient palestër në shtëpi me fondet e mia. Kam Mbi 40 medalje ndërkombëtare evropiane e botërore , rekorde evropiane, botërore e mesdhetare që nga viti 2002. Do dal edhe në media të sqaroj për më shumë, Mark!”.

Më pas në orët e vona ai ka bërë edhe një postim tjetër:

qerrimaj

 

palestra2

 

Share: