Pas skandalit të madh në lidhje me trukimet në futbollin e Kosovës, vijnë edhe dënimet. FFK ka reaguar mjaft ashpër pas video – skandalit ku shiheshin qartë trajneri Ismet Munishi dhe dënuar gjyqtarët Bajram Gashi e Edmond Zeqiri, duke biseduar për ndeshjet e rregulluara në Kosovë dhe për rregullimin e një takimi të Dritës.

FFK ka dënuar me 1 vit pezullim arbitrin Gashi dhe me 6 muaj arbitrin Zeqiri teksa me dy vite pezullim është dënuar delegati nga Kosova, Ali Ajeti. Ndërkohë, Ismet Munishi është dënuar vetëm me 6 muaj duke marrë kështu një goditje të rëndë pasi mbahet si një nga trajnerët më të mirë në Kosovë.

Share: