Një skandal është denoncuar nga xhudistja Majlinda Kelmendi e cila me anë të një statusi në rrjetin social facebook, ka shkruar se i është kërkuar që të t’ia lërë ndeshjen xhudistes serbe, dhe të njollosë emrin e saj. Ky status ka qëndruar vetëm pak minuta dhe më pas është fshirë.

STATUSI

Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa ditësh që është duke u organizuar një duel me një xhudistë serbe, tani mora një informacion që asesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe un duhet të sakrifikoj karrierën time dhe ta lë të më mposhtë xhudistja serbe. Është shumë e qartë tani se kjo po bëhet vetëm që disa zyrtarë tonë t’u hynë në b… ndërkombëtarëve dhe të shpëtojnë nga krimet e bëra. Prandaj, kërkoj nga ju që të më përkhrani duke më kthyer një përgjigje se a duhet të marr pjesë apo jo, dhe unë do të vendos në bazë të komenteve tuaja. Mos harroni që të bëni edhe share. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj. E juaja M.K.”


REAGIMI

I menjëhershëm ka qenë reagimi i federatës së xhudos, teksa në një prononcim për mediat kosovare, presidenti i saj Kuka ka thënë se tashmë është autorizuar avokati Arianit Koci, për të përgatitur një kallëzim penal ndaj personave që janë duke shfrytëzuar profilin e kampiones olimpike në Facebook. Kuka ka thënë se ekipi i Kelmendit nuk menaxhon asnjë rrjet social dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë këtë rast.

Share: