Është mbyllur në një barazim pa gola derbi  i Anamoravës’ mes Gjilanit dhe Dritës dhe në të dy takimet e zhvilluara në këtë sezon nuk ka fitues në këtë derbi. Nuk ka munguar atmosfera fantastike në këtë sfidë, jo vetëm brenda fushës, por edhe në tribuna. Pas kësaj ndeshje Drita e mbyll e treta me 30 pikë dhe KF Gjilani i teti me 26 pikë.

Ndërkohë KF Llapit i mjafton një barazim pa gola ndaj kampionëve në fuqi të Trepça ’89 për t’u shpallur kampione vjeshtore në Kosovë. Ndërsa Prishtina që barazoi dje e mbyll e dyta përpara Dritës.

Surprizën e ka bërë Vëllaznimi, duke fituar në transfertë ndaj Besës së Pejës 1-2, duke e lënë këtë të fundit në ujëra shumë të turbullta për rrezikun e rënies nga kategoria. Por nuk është e qetë situata as për Vëllaznimin, që kërkon të shmang zonën “play-out”.

Superliga e Kosovës – Java 18

Gjilani – Drita 0:0
Llapi – Trepça ’89  0:0
Besa – Vëllaznimi 1:2
Drenica – Liria 1:0
Feronikeli – Prishtina  0:0
Vllaznia – Flamurtari  2:0

renditja-kosove

Share: