Mançester Siti nuk heq dorë nga Leonardo Bonuçi. Pep Guardiola është i fiksuar pas mbrojtësit italian i cili prej disa sezonesh është kthyer në një lider te Juventusit. Edhe pse në verën e kaluar klubi italian refuzoi ofertën e Sitit, në merkatoj e verës që po afron pritet të ketë zhvillime.

Sheiku Al Mansur që është edhe pronari i Mançester Sitit i ka dhënë dorë të lirë Guardiolës për të ndërtuar një ekip të madh pa kursyer asgjë. Duke parë kërë fakt, trajneri spanjoll është i gatshëm të ofrojë plot 60 milionë euro në mënyrë që të bindë Juventusin ta lërë të lirë lojarin.

Bonuçi aktualisht është 28 vjeç dhe do të formonte një dyshe perfekte me Xhon Stonsin, teksa strategjia e klubit anglez është që ish – mbrojtësi i Evertonit të luajë përkrah një mbrojtësi të afirmuar si italiani. Tani pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në verë, por duket mjaft e vështirë që Juventusi të shesë Bonuçin pasi është një nga liderët e skuadrës bardhezi.

Share: