Mançester Siti ka shkatërruar Liverpulin sot, pasi e ka mposhtur me rezultatin 5-0. Me këtë fitore skuadra e Guardiolës shkon në kuotën e 10 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e parë

Siti arriti të gjente rrugën e rrjetës që në minutën e 24-t, kur De Brujn gjen nj korridor të lirë dhe nxjerr Agueron të vetëm me portierin, i cili shmanget nga sulmuesi argjentinas dhe topi i gjuajtur prej tij shkon në rrjetë.

Liverpuli u detyrua të luanë me një lojtar më pak prej minutës së 37-të. Mane bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj portierit vendas dhe iu tregua menjëherë kartoni i kuq.

Edhe goli i dytë u gatua nga belgu De Brujn, që harkoi bukur në zonëm aty ku Zhesus me kokë siglon shifrat në 2-0. Ekipi i Guardiolës di të shfrytëzojë epërsinë numerike dhe me fillimin e pjesës së dytë Zhesus shënon sërish. Aguero, edhe pse i vetëm me portë, shërben për shokun e skuadrës që nuk e ka të vështirë të realizojë.

Seria e golave nuk mbyllet me kaq, pasi Sane arrin të shënojë edhe dy gola të tjerë, i dyti “eurogol”. Më pas nuk ka më asgjë për t’u shënuar, duke u mbyllur gjithçka me fitoren e Sitit me rezultatin 5-0.

Premier League – Java 4
Mançester Siti – Liverpul 3-0
Shënues:
Aguero 24’, Gabriel Zhesus 45+6’, 53’, Sane 84’, 91’

Share: