Mançester Siti po fluturon këtë sezon nën urdhrat e Guardiolës. Pavarësisht sulmit të frikshëm që “Citizens” kanë në përbërje, reparti i mbrojtjes vazhdon të mbetet problem për Guardiolën. Ky i fundit kërkon të shpenzojë në merkato për të sjellë në Mançester një qendër mbrojtës.

Kapiteni Kompani është në mbyllje të karrierës dhe dëmtimet e shumta të tij janë kthyer në një problem të vzhdueshëm për prapavijën e “Qytetarëve”. Guardiola e ka një objektiv në këtë merkato dhe ai është mbrojtësi Inigo Martinez.

Spanjolli vlerësohet 30 milionë euro dhe Mançester Siti është gati të paguajë këtë shifër për të siguruar shërbimet e tij. Në rast se Siti nuk arrin dot të arrijë marrëveshje me Martinezin, atëherë Guardiola do të synojë mbrojtësin e Uest Brom, Xhoni Evans.

Share: