Xho Hart rikthehet të luajë në Angli pas paraqitjeve të mirë të bërë në Itali me skuadrën e Torinos.

Nuk do të luajë me Mançester Sitin, pasi Guardiola nuk e kishte në plane, ndërkohë që pas tij ishin vënë disa klube, madje edhe Mançester Junajtid interesohej për të, por nëse do të shiste De Gean.

Kështu, garën për shërbimet e Hart e ka fituar Uest Hemi, klub që e donte prej disa kohësh dhe sezonin e ardhshëm ai do të jetë i huazuar në Londër. Nesër Hart pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të prezantohet në skuadrën e tij të re.

Tags:
Share: