Në Angli shumë klube e hapin “thesin” kur vjen puna për të transferuar futbollistë, ose për të rinovuar kontratat. Edhe pse nuk ka mbaruar ende pjesa e parë e sezonit, disa prej klubeve po mendojnë për të rinovuar kontrata me “xhevahirët” e tyre.

Kështu, Siti dhe Çelsi kanë nisur tentativat për të bindur Sterling dhe Hazard për të rinovuar. Nëse një futbollisti i thua që do jesh më i paguari në Premier League, si dhe lojtari më i paguar në historinë e klubit, atëherë njëfarë krenarie lind te këta futbollistë që zor t’i thonë jo ofertës.

Pak ditë më parë në Angli doli lajmi se Siti i ka ofruar 300 mijë sterlina në javë mesfushorit Rahem Sterling, ndërkohë që tanimë është Çelsi që ia ofron të njëjtën shumë Eden Hazardit, që kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit.

Të dy kanë mundësinë të bëhen më të paguarit, duke lënë pas Pol Pogba të Junajtid, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet dhe jo vetëm, pasi Hazard kërkon edhe të fitojë trofe, gjë që Çelsi nuk është se ia mundëson për momentin.

Share: