Nuk ka fitues në kryendeshjen e javës në Premier Ligën angleze, aty ku Mançester Siti barazoi në shtëpi me Liverpulin. Ndeshja mes dy skuadrave rivale për një vend në Ligën e Kampionëve u mbyll me rezultatin 1-1, teksa asnjë prej ekipeve nuk i shërben kjo.

Liverpuli kaloi i pari në avantazh teksa në minutën e 51’ ishte Milner ai që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes. Ish – mesfushori i Sitit ktheu në gol një penallti për t’i dhënë avantazhin ekipit të Klop.

Pavarësisht kësaj, reagimi i skuadrës së Guardiolës ishte i shkëlqyer teksa arriti të barazojë shumë shpejt ndeshjen. Në minutën e 69’ ishte Kun Aguero ai që shënoi golin e barazimit, duke mos nxjerrë fitues nga një super përballje.

Pas kësaj ndeshje, Siti mbetet në vendin e tretë të renditjes me 58 pikë, ndërsa Liverpuli në vendin e katërt me 56 pikë.

Share: