Arturo Vidal është padiskutim një nga mesfushorët më luftarak në Europë dhe shumë trajnerë do ta donin në ekipin e tyre. I palodhur dhe me mentalitet fituesi, Vidal vazhdon të tregojë vlerat e tij tek ekipi i Bajernit.

Paraqitjet e tij kanë tërequr vëmendjen e gjigantëve të Çelsit. Londinezët kanë ofruar 33 milionë sterlina për shërbimet e mesfushorit kilian.

Antonio Konte e ka shumë përzemër ish-lojtarin e tij. Në kohën që Konte mori drejtimin e Juventusit, Vidal ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm tek “Zonja e Vjetër” dhe ishte një titullar i padiskutueshëm. Tashmë tek Çelsi, Konte kërkon sërish ta ketë nën urdhërat e tij.

Share: