Luftëtari është një nga klubet më aktive në këtë merkato dimri. Goditja e fundit e bluzinjëve mban emrin e një portieri grek.

Kristos Athanasopulos është emri më i ri i Luftëtarit. Drejtuesit kanë arritur akordin me gardianin 1.88 metra i gjatë.

Greku, i lindur në Janinë, ka një eksperiencë të madhe dhe në fazën e parë ishte pjesë e Trikalla në Greqi, edhe pse pa luajtur fare. 

Me afrimin e 35-vjeçarit Athanasopulos, Luftëtari siguron portën dhe vazhdon i qetë fazën përgatitore në Antalia.

Share: