Bastian Shvajnshtajger është një yll në Europë, por ende nuk e njohin të gjithë në Çikago.

Kampioni i botës e ka nisur shkëlqyeshëm në MLS, ku po luan rregullisht, në nivel të lartë dhe ka shënuar edhe dy gola në 3 ndeshjet e para.

Megjithatë, gjermanin ende nuk po e fiksojnë në mendje të gjithë tifozët, aq sa një tifoze e moshuar ditët e fundit u ndal të bënte një foto me lojtarët e Çikagos dhe… i kërkoi pikërisht Shvajnit ta ndihmonte, duke shprehur foton.

Ndihmëstrajneri i Çikagos, Erik Gerig, postoi në Twitter foton komike: “Kjo zonja e moshuar dëshironte një foto me lojtarët e Çikagos… sikur ta dinte kush është fotografi”.

 

 

Share: