Rei Manaj ende nuk ka gjetur ekipin për sezonin e ardhshëm futbollistik, por e mira është që ofertat për të nuk mungojnë dhe shumë shpejt lushnjari pritet të zyrtarizojë të ardhmen e tij.

Kohët e fundit Manaj është lidhur më së shumti me një kalim te skuadra e Beneventos që garon në Seria A dhe vetë sulmuesit do t’i pëlqente të luante në elitë, por minutat janë shumë të rëndësishme për të.

Ato mund t’i ketë më të shumta në Serinë B, ku më parë e ka kërkuar Karpi e Empoli, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë edhe Salernitana, sikurse shkruan “tuttomercatoweb.com”.

Tags:
Share: