Donjet Shkodra me shumë gjasa nuk do ta rinovojë kontratën me Flamurtarin dhe për të ofertat nuk mungojnë, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga jashtë vendit.

Në Superiore ka një duel mes Skënderbeut dhe Partizanit, skuadra të cilat po tentojnë ta afrojnë mesfushorin në gjirin e tyre, sikurse shkruan gazeta “Sport Ekspres”.

Veç këtyre dy klubeve, për të ka interes edhe jashtë vendit, konkretisht në Maqedoni dhe Belgjikë. Shkodra pret të mbyllet sezoni me Flamurtarin dhe më pas do të vendosë me qetësi se ku do ta vijojë karrierën e tij.

Share: