Të rinjtë janë vënë në fokus dhe shumë klube kërkojnë evidentimin e lojtarëve dhe më pas pse jo të përfitohet duke i shitur jashtë.

Një nga këto klube është edhe Kukësi, që në fakt nuk është shquar për këto vite për diçka të tillë, duke marrë përgjithësisht lojtarë me “CV” dhe që kanë dhënë prova në karrierën e tyre, përpos ndonjë basti nga jashtë vendit.

Në sfidën e djeshme midis Shqipërisë U19 dhe Malit të Zi U19, kishte shumë menaxherë dhe vëzhgues talentesh që mbanin shënime, kryesisht për kuqezinjtë e vegjël.

Mes tyre binte në sy edhe menaxheri i klubit të Kukësit, Naim Halili, që me kujdes ka vëzhguar për ndonjë element cilësor.

Share: