Polemikat në Superiore. Federata kështu, federata ashtu. Kemi dëgjuar nga të gjitha e do vazhdojmë të dëgjojmë sërish.

Këtë herë e gjithë zhurma vjen nga shtyrja e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Lushnjes, që u vendos të zhvillohej më 22 nëntor në “Loro Boriçi”.

U tha se FSHF ka pranuar kërkesën e Vllaznisë pasi ishte gjetur akordi me Lushnjen, por verdhejeshilët nga ana e tyre kanë shprehur kundërshtinë e tyre për shtyrjen e ndeshjes.

Veç Lushnjes, edhe Teuta e Flamurtari janë kundër këtij vendimi, me vlonjatët që shprehen se u plotësohen të gjithëve kërkesat e atyre jo.

 

 

Share: