Aq aktiv sa është në rrjetet sociale, Zherard Pike do të bënte mirë të menaxhonte faqet e Barcelonës kur ta mbyllë me futbollin.

Qendërmbrojtësi katalanas nuk humbet rast për të polemizuar me Real Madridin dhe postimet e tij në Twitter janë bërë shpesh objekt debati, por edhe e kanë kthyer në një idhull te tifozeria e Barcelonës.

Ditën e djeshme në Camp Nou pati vetëm duartrokitje e ovacione për Barcelonën në fundin e takimit kundër Juventusit, edhe pse erdhi eliminimi nga Liga e Kampioneve.

Kjo bëri që e përditshmja madrilene të hapte një sondazh, ku pyeste tifozët a ishte normale sjellja e tifozëve në Camp Nou.

Nuk vonoi përgjigja e Pikesë, i cili postoi sondazhin e Markas në Twitter dhe shkroi: “Sa u djeg kur shohin Camp Noun të duartrokasë edhe kur Barcelona eliminohet. Janë mësuar me fishkëllima edhe kur kualifikohen”.

I qartë thumbimi për Realin dhe Bernabeun, që mbyti në fishkëllima Ronaldon të martën, aq sa portugezi pas ndeshjes u kërkoi publikisht të mos e fishkëllenin më.

1492686393786

Share: