Ditën e sotme është zhvilluar faza e 1/32 për Kupën e Zvicrës ku kanë shkëlqyer edhe lojtarët shqiptarë.

Në fitoren minimale 2-0 të Bazelit ka shënuar një gol nga goditja e dënimit, mesfushori i Kombëtares Taulant Xhaka, i cili i jep një sinjal pozitiv trajnerit tij, pasi në disa ndeshja vendosi të mos e aktivizonte.

Po ashtu rrjetën e golit e ka gjetur edhe Ermir Lenjani në fitoren e thellë të Sionit 9-1. Për mbrojtësin e Kombëtares ky ishte goli i parë me ekipin e tij të ri.

Gjithashtu ka shënuar gol edhe Albion Avdijaj në fitoren e thellë të Grashopersit me rezultatin 10-0. Në këtë ndeshje ka shënuar një tripletë edhe kosovari Florian Kamberi i cili luan me Zvicër U-21, por që pritet të zgjedhë se për kë Kombëtare të madhe do të përfaqësojë, Zvicrën, Kosovën ose Shqipërisë.

Share: