Shqipëria U17 do të marrë pjesë në kualifikueset e kampionatit Europian dhe faza e parë do të zhvillohet në Shqipëri. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedaganiç, që sot ka shpallur edhe listën, është në një grup me Spanjën, Lihtenshtejnin dhe Kroacinë.

Gara nis më 19 tetor dhe përfundon me 25 tetor, ndërkohë që FSHF ka publikuar edhe planin e përballjeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të zhvillohen këto takime.

19 tetor
12:00 Spanjë-Lihtenshtejn, stadiumi “Niko Dovana”
14:00 Shqipëri-Kroaci, stadiumi “Selman Stermasi”

22 tetor
12:00 Spanjë-Shqipëri, stadiumi “Selman Stermasi”
14:00 Kroaci-Lihtenshtejn, stadiumi “Elbasan Arena”

25 tetor
14:00 Kroaci-Spanjë, stadiumi “Elbasan Arena”
14:00 Lihtenshtejn-Shqipëri, stadiumi “Selman Stermasi”

lista_u17

Share: