Do përballemi me Skocinë dhe përsëri me Izraelin, ndërsa Kosova do luajë kundër Azerbaixhanit, Ishujve Faroe dhe Maltës. Në Lozanë të Zvicrës, u hodh shorti i Ligës së Kombeve. Nuk ka më miqësore, por Ligë Kombesh. Përveçse të lodhshme për klubet dhe lojtarët, miqësoret po humbisnin dhe interesin e tifozerive. UEFA ka vendosur të krijojë një tjetër sistem i cili prodhon…4 bileta për në Europianin e 2020.

Shqipëria merr pjesë në ligën C dhe duhet fituar grupi C1 për të avancuar më tej. Shorti ka rezervuar këto përballje:

LIGA D

Grupi D1: Andorra, Kazakistani, Letonia, Gjeorgjia
Grupi D2: San Marino, Moldavia, Luksemburgu, Bjellorusia
Grupi D3: Kosova, Malta, Ishujt Faroe, Azerbajxhani
Grupi D4: Gjibraltari, Lihtenshtejni, Armenia, Maqedonia

LIGA C
Grupi C1
Izraeli, Shqipëria, Skocia
Grupi C2Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria
Grupi C3: Qipro, Bullgaria, Norvegjinë, Sllovenia
Grupi C4: Lituania, Mali i Zi, Serbia, Rumania

LIGA B
Grupi B1: Republika Çeke, Ukrainë, Sllovakia
Grupi B2: Turqia, Suedi, Rusia,
Grupi B3Irlanda e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Austria
Grupi B4: Danimarka, Republika e Irlandës, Uellsi

LIGA A
Grupi A1: Holanda, Franca, Gjermania
Grupi A2: Islanda, Zvicra, Belgjika
Grupi A3: Polonia, Italia, Portugalia
Grupi A4: Kroacia, Anglia, Spanja

Share: