Trajneri i Shqipërisë U21 ka pasur mundësinë të shohë nga afër lojtarët e grumbulluar në zborin e radhës, teksa sot prej orës 10:00 kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje testuese me Besën e Kavajës.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa goli që ka zgjidhur takimin ka ardhur në pjesën e dytë.

Ka qenë Misiri ai që ka shënuar për llogari të verdhezinjve dhe goli i tij ka mbetur në fuqi deri në fund të takimit.

Siç dihet, grupi i lojtarëve që Bushi ka grumbulluar përbëhet kryesisht nga lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar.

E mërkurë, 17 maj, ora 10:00

Besa – Shqipëria U21  1-0
Shënues: Misiri

Tags: ,
Share: