Klubi i famshëm danez i Brondbit arriti dje në Helsingor një fitore 1-0, e pesta rresht ms kampionatit e kupës, ndërkohë që kreu në kampionatin danez është shumë pranë.

Në Helsingor ishin të pranishëm mbi 5000 tifozë, ndërsa për tifozët e ardhur nga Kopenhageni ishin rezervuar 1500 bileta.

Tifozët e Brondbit blenë 1000, ndërsa më pas zbuluan se 500 bileta i kishte blerë një kompani e njohur bastesh në Skandinavi, NordicBet, që mendoi të bënte biznes: “Hapni një llogari me ne dhe merrni biletë për në stadium”.

Përgjigja e tifozëve të Brondbit nuk mungoi, me një parullë tallëse për kompaninë që ia ka futur vetes, sepse imazhi i saj është ulur ndjeshëm në sytë e popullit, për këtë gjetje aspak inteligjente.

Share: