Pas lajmeve të bujshme në lidhje me largimin e Izmir Smajlajt për të përfaqësuar Kroacinë, vjen edhe reagimi. Është vetë atletit shqiptar që ka reaguar mjaft ashpër duke hedhur poshtë çdo gjë dhe duke i’u kundërvënë atyre që aluduan diçka të tillë.

Atleti që u shpall kampion Europe është shprehur se nuk është aspak e vërtetë dhe se ai është krenar që përfaqëson Shqipërinë dhe për atë përkrahje që i ka dhënë shteti shqiptar.

Ja deklarata e Izmir Smajlajt: “Duke ndjekur me neveri të gjitha lajmet e ditës së sotme, jam shumë i revoltuar nga shkrimi i disa pseudo – analistëve. Ndaj jam i detyruar për të bërë një përgënjeshtrim duke theksuar se: 1) I jam shumë mirënjohës shtetit shqiptar për ndihmën përkrahjen e ofruar. 2) Nuk kam asnjë deklaratë zyrtare në të cilën të kem deklaruar largimin tim nga Shqipëria. 3) Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi, deri në penale të gjithë ata që flasin në emrin tim. Jam krenar që jam shqiptar dhe që lartësoj flamurin shqiptar në mbarë botën”.

Share: