Humbja e fundit me Partizanin është shoqëruar me masa te Kukësi, teksa në mbledhjen e sotme presidenti Safet Gjici u ka komunikuar futbollistëve masat ndëshkuese.

Kukësi në pesë javët e fundit ka marrë katër barazime dhe një humbje, duke bërë që Skënderbeu i vendit të parë të shkëputet dhe titulli kampion të jetë një objektiv i vështirë.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, futbollistët janë gjobitur me një pagë mujore, ndërkohë që është përjashtuar Hair Zeqiri, i cili nuk luajti në ndeshjen me Kukësin. U mendua se ai mungoi për arsye dëmtimi, por duket se diçka fshihet në marrëdhënien e tij me klubin.

Share: