Situata te Lushnja nuk është e qetë. Humbja me Vllazninë i ka mërzitur të gjithë. Tekniku Dedja dha dorëheqjen, por presidenti Tushe nuk e pranoi diçka të tillë. Së fundmi, ka shpërthyer një veteran i Lushnjes. 33-vjeçari Bizhyti nuk është aktivizuar asnjë minutë që nga ardhja e shkodranit Dedja. Ky i fundit nuk e aktivizon Bizhytin, sepse ai është nipi i Artan Banos. Lojtari e shpjegon më mirë.

Nuk jam aktivizuar për arsyen që ma ka thënë vetë trajneri Dedja, që më ka komunikuar se nuk ka besim tek unë, pasi jam nipi i ish-trajnerit Artan Bano. Një gjë të tillë nuk e mohoj, përkundrazi, është e vërtetë që jam nipi i tij dhe jam krenar për këtë. Por, investimet e mia në futboll nuk mund t’i hedhë poshtë as trajner Dedja dhe askush tjetër”, tha Bizhyti në “Panorama Sport”. Lushnjari reagon dhe ndaj akuzave të koordinatorit sportiv, Artur Çobanit.

Ne nuk e njohim dhe nuk na e kanë prezantuar se kush është. Kur ne luanim pa lekë për Lushnjën, Artur Çobani ishte refugjat. Mos të na e tregojë futbollin në Lushnjë, sepse nëse jemi në këtë gjendje sot, jemi në sajë të Artur Çobanit, kjo për arsyen e thjeshtë se ka futur hundët aty ku nuk i takon. Të mos dalë nëpër gazeta për të bërë rolin e opinionistit”, ka thënë 33-vjeçari që me Hysen Dedjen në pankinë nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje, ndërkohë që ka zbuluar edhe arsyen se pse ka ndodhur kjo gjë”.

 

Share: