Skuadra e Luftëtarit vijon të ketë ankesa ndaj gjykimit, madje këtë radhës duke reagur ashpër. Klubi gjirokastrit ka mbetur i pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes në Shkodër, ku ata barazuan 2-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”.

Sipas tyre, Luftëtari u ndëshkua me një 11 metërsh të paqenë duke bërë që arbitrat të ndikojnë sërish në rezultat. Një reagim i ashpër ka ardhur nga klubi gjirokastrit në faqen zyrtare të tyre publikuan edhe videon e momentit të penalltisë.

Ja postimi i tyre dhe video

Ne kete bote ekzistojne njerez qe nuk meritojne as ti peshtysh ne fytyre prandaj po vazhdojme para me menyren tone te drejte e luftarak .Ne fund behen llogarite dhe kur ti bejme do shikoni qe Luftetari nuk i detyrohet askujt pervec atyre njerezve qe kane besuar dhe kane mbeshtetur ne cdo moment te tjeret ….ne rreshte me arbitrat !!

Share: