Luftëtari mori tre pikët e para në kampionat të dielën, kjo pasi mundi në transfertë skuadrën e Laçit pas golit të shënuar nga Kristal Abazaj.

Kundërshtari i radhës është Vllaznia, që vjen në Gjirokastër. Kjo është ndeshja e parë për bluzinjtë në shtëpi. Në dy javët e para ata luajtën në transfertë, në Durrës dhe në Laç.

Ndaj Vllaznisë do të mungojë sërish Vangjel Zguro, i dëmtuar në ndeshjen me Teutën. Problemet në gju për mbrojtësin e majtë vijojnë ende, ndërkohë që edhe për Vasil Shkurtajn ende nuk ka ardhur “OK” nga FIFA që të luajë.

Këtë javë i gatshëm është sulmuesi uruguaian, Fernando Nunjes, i cili mungoi në Laç pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Teutën.

Share: