Të dyja klubet kanë ngjyrat kuqezi, ashtu si edhe Kombëtarja jonë, por shqiptarët duket se këtë herë këto ngjyra do t’i ndajnë. Dilema është: të mbështesim Shkëndijën e Tetovës, klub shqiptar i Maqedonisë, apo Milanin që shumëkush është rritur duket gëzuar fitoret e tyre.

Gjithsesi, e sigurt është që në fund të gjithë do të ndahen të kënaqur, pasi sido që të shkojë, të të mundë Milani nuk është hataja, por padyshim që kualifikimi i Shkëndijës do ishte një ekstazë.

Në Shqipëri Milani ka një grupim zyrtar tifozësh dhe ata do të organizohen për sfidën e 24 gushtit në Shkup, teksa kanë njoftuar edhe për detajet e organizimit të tyre.

NJOFTIMI I MILAN CLUB ALBANIA
-Milan Club Albania organizon udhëtimin për të parë ndeshjen Shkëndija-Milan në 24 gusht në stadiumin e Shkupit.
-Nisja do të bëhet nga Tirana ditën e ndeshjes dhe kthimi pas përfundimit të ndeshjes.
-Udhëtimi kushton 60€ dhe përfshin transportin vajtje-ardhje dhe biletën e ndeshjes.
-Të mërkurën në datë 9 gusht ju mirëpresim tek “Reja” në orën 20:00 për anëtarësimet e sezonit 2017/2018 dhe për pagesën e udhëtimit.
-Për të gjithë të anëtarësuarit, bileta do të jetë në sektorin ku do të vendoset CURVA SUD.
Për rezervime kontaktoni në numrat e celularëve: 0692060221; 0695300970
FORZA MILAN

Share: