Nuredin Orelesi është zyrtarizuar te Vllaznia disa ditë më parë, ndërkohë që sot është bërë prezantimii parë para medieve. Lojtari polivalent ka zbuluar pozicion ku do të luajë në Shkodër, ndërkohë që ndihet mirë për zgjedhjen e bërë, madje nuk është është menduar shumë kur i është bërë oferta.

Në fund nigeriani flet edhe për objektivat dhe shpreson që të bëjnë më mirë se sezonet e shkuara, madje për këtë ka besim.

POZICIONI – “E njoh Vllaznia, sepse kam luajtur për një kohë të gjatë kundër kësaj skuadre. Kur më ofruan të vija nuk e mendova gjatë. Në skuadrat e mëparshme kam luajtur si mesfushor difensiv apo si mbrojtës qendre. Këtu erdha për të luajtur në mbrojtje dhe kjo nuk përbën një problem për mua.”

PRITJA E BËRË – “Ndihem mirë për këtë transferim, sepse kam shumë shokë këtu në Shkodër. Të gjithë shokët e skuadrës u treguan miqësorë me mua dhe më pranuan. Ndihem mirë që stërvitem me këtë grup, edhe pse sapo jam bashkuar. Me tifozët ende nuk kam pasur mundësi të flas. Megjithatë, besoj se do të më mbështesin, ndërsa unë do të bëj më të mirën për ata dhe për skuadrën.”

OBJEKTIVAT – “Më treguan për kualitetet që dëshirojnë të afrojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe shpresoj që ky të jetë një vit më i mirë se ata të mëparshmit. Megjithatë nuk mund të premtoj asgjë. Nuk më pëlqen të bëj premtime, por natyrisht që kam dëshirë që ta ndihmojë ekipin të bëjë paraqitje sa më të mira. Nuk erdha te Vllaznia që skuadra të pësojë rënie në lojë dhe në paraqitje, por që të ketë rritje. Gjithsesi llogaritë do t’i bëjmë në fund të sezonit, sepse kemi edhe një muaj kohë për t’u përgatitur për startin.”

Share: