Prej ditës së sotme ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e kthimit të play off-it të Europa Ligë me 24 gusht në stadiumin ” Filipi II” në Shkup.

Fillimisht shitja e biletave do të nisë online në rrjetin Mktickets, në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës dhe te kioska Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pritet që të hapen pikat e tjera në Shkup, Tiranë e Prishtinë.

Ndërsa për ndeshjen e parë që do të zhvillohet me 17 gusht në Milano,  biletat mund të sigurohen nga faqja zyrtare e AC Milan Tickets

Share: