Shkëndija e Tetovës do të ketë një mungesë të rëndësishme ndaj Milanit në ndeshjen e parë që do të luhet në San Siro.

Stenio Zhunior është pezulluar me dy ndeshje mosaktivizim pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë ndaj Trakait.
26-vjeçari bëri një ndërhyrje me taka të ngritura ndaj kundërshtarit dhe kjo nga ana e komisionit të Disiplinës është cilësuar si një ndërhyrje e ashpër dhe është pezulluar me dy ndeshje.
Mungesa e brazilianit në repartin sulmues do të jetë një mungesë e madhe për teknikun Osmani, pasi Zhunior ka shënuar 2 gola në këto eliminatore dhe ka zhvilluar një lojë mjaft cilësore dhe do të humbë një takim historik në San Siro ndaj Milanit.

Por për tetovarët do të rikthehet Ardian Cuculi një titullar i padiskutueshëm i formacionit kuqezi i cili kishte marrë karton të kuq ndaj Trakait.

Share: