Pas dështimit në kampionat, Shkëndija nuk ia del të triumfojë as në Kupën e Maqedonisë. Kuqezinjtë nga Tetova kanë humbur ndeshjen e tyre në finale kunder Pelisterit që drejtohet nga Naxhi Shansoji. Ka qenë një përballje dramatike ajo mes dy skuadrave, teksa fituesi u shpall vetëm pas goditjeve të penalltive.

Koha e rregullt mes dy skudrave u mbyll me shifrat 0-0, teska edhe koha e rregullt nuk solli asnjë gol dhe çdo gjë u vendos nga “ruleta ruse”. Shkëndija nuk arriti dot të triumfojë as në kompeticionin ku ishte super favorit pasi eleminoi Vardarin në gjysmëfinalet.

img_0418

Pas goditjeve të penalltive, Pelisteri arriti të jetë më i saktë duke shënuar 4 nga pesë goditjet, ndersa Shkëndija shënoi vetëm tre gola. Padyshim një sezon i dështuar për Shkëndijën, që pas një investimi kolosal nuk arrin të fitojë asnjë trofe.

Share: