Sot ka rinisur Superliga e Maqedonisë dhe menjëherë me një supersfidë, atë Shkëndija – Vardar. Ndeshja e javës së 19-të është luajtur në Tetovë dhe ka mbaruar në barazim. Shkëndija ruan kështu kreun me 8 pikë distancë.

Pjesa e parë nuk ka gola edhe pse Radeski, Zhunior apo Hasani kanë mundësi të mira për zhbllokuar sfidën. Në të dytën janë miqtë, të cilët shënojnë të parët me Gërnacarov në minutën e 79’, por gëzimi shkupjanëve zgjat vetëm 7 minuta. Në 86′, sulmuesi i Shkëndijes, Besart Ibrahimi barazon shifrat dhe shpërthen stadiumi i Tetovës. 1-1 dhe Shkëndija vazhdon mban kreun me 8 pikë para.

Ndërkohë skuadra tjetër shqiptare, Shkupi fiton me goleadë sfidën e saj ndaj Akademija Pandev. Shkupi është cilësuar si një ndaj skuadrat që ka bërë merkato cilësore në Maqedoni. Në pjesën e parë është Iljovski që shënon tre herë, ndërsa të vetmin gol për miqtë në këtë pjesë e shënon Stoilov.

Në fraksionin e dytë janë Jasharoski e Stojkoski që e dërgojnë në pesë numrin e golave për Shkupin dhe Grifoni që shënon të dytin për A. Pandev. Kështu Shkupi kapërcen kundërshtarin e sotëm në renditje dhe sheh më shumë nga Europa.

Por as Renova nuk ka marrë një rezultat të keq sot, pasi ka barazuar pa gola në shtëpinë  e Rabotniçkit, një pikë me vlera në luftën për mbijetesë.

Share: