Liria ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e Bledi Shkëmbit. Ekipi prizrenas ka fituar me rezulatin e pastër 2-0 në ndeshjen miqërose kundër Oniksit. Të dy golat janë shënuar në pjesën e dyte nga Florent Avdyli dhe Mevlan Zeka.

Ekipi i Shkëmbit ka qënë superior gjatë gjithë ndeshjes dhe ka pasur mjaft raste shënimi. Korçari i ka provuar të gjithë lojtarët, për t’i shikuar se në çfarë gjendjeje janë.

Të hënën Liria do të udhëtojë drejt Ohrit ku do kryejë pergatitjet parasezonale.

Share: