Eklent Kaçi e ka mbyllur garimin në Euroturin e Portugalisë në disiplinën 9-ball, duke regjistruar rezultatin më të mirë deri më tani, pasi u rendit në vendin e nëntë.

Fazën e parë bilardisti kurbinas e kaloi me tre fitore, teksa të parin e arriti me të mirënjohurin Oliver Ortman, gjermanin e njohur me pseudonimin “The Machine”, i cili numëron trofe të shumtë ndërkombëtarë. Më pas mundi portugezin Santos, për të eliminuar në roundin kualifikues të turit të parë polakun Szevçuk, i renditur i teti në renditjen e përgjithshme të Eurotureve.

Në turin e parë të fazës së dytë ai eliminoi finlandezin Petri Makonen, duke u kualifikuar në 16-të më të mirët, aty ku edhe u mund nga holandezi Bijsterbosh, për ta mbyllur garën në vendin e 9-të, që është edhe rezultati më i mirë i Kaçit deri më tani. Veç Kaçit, në Eurotur morën pjesë edhe Edlir Kurthysa dhe Kushtrim Prenga, të cilët u eliminuan që në raundin e parë.

 

tabelat

 

Share: